Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka zbuluar se përhapja e vehabizmit – një rrymë ultra-konservatore e Islamit – u bë me kërkesë të vendeve perëndimore gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Në një intervistë për revistën The Atlantic, bin Salman tha se vendet aleate të Perëndimit kërkuan nga Arabia Saudite që të promovonte këtë doktrinë në mënyrë që të kundërshtonin ndikimin e Bashkimit Sovjetik në botën myslimane.
Sipas tij, përhapja e vehabizmit nuk ishte një nismë e pavarur saudite, por pjesë e një strategjie më të gjerë gjeopolitike ku Arabia Saudite bashkëpunoi me aleatët perëndimorë për të zmbrapsur rrymën komuniste në vendet myslimane të Azisë dhe Afrikës.
Princi shtoi se financimi i këtyre aktiviteteve shpesh u krye nga institucione saudite private, dhe se vetë qeveria saudite e ka humbur kontrollin mbi shumë nga këto nisma gjatë viteve. Ai theksoi se aktualisht Arabia Saudite po përpiqet të rikthejë një version më të moderuar të Islamit.