E premte, 15 Gusht, 2025

Si po e armatos Turqia vendin ballkanik nga nisi Lufta e Parë Botërore

by Ekuiliber
0 comments

Nuk janë vitet ’90: Bosnja e Kosovë, nën mbrojtjen e një fuqie dikur perandori

Nëse Ballkani mund të rindizet sërish, kjo mund të ndodhë nga Bosnja, aty nga ku u ndez dhe fitili i Luftës së Parë Botërore dhe ku pas shpërbërjes së Jugosllavisë shpërtheu një luftë e përgjakshme, duke shënuar dhe aktin e rëndë gjenocidal, vrasjen e 8 mijë civilëve boshnjakë nga forcat serbe në dy ditë, si pasojë e një tradhëtie perëndimore.

Dhe pikërisht aty, Turqia po instalon forcën e saj ushtarake.

Është ky një realitet krejt tjetër nga ai viteve ’90, ku Turqia nuk është fuqia që është sot.

Kështu, së fundi, Turqia solli në Bosnje sisteme moderne ushtarake, si dronët Bayraktar TB2, sistemin anti-dron Kangal dhe automjetet e blinduara Kirpi II, raportojnë mediat turke.

Turqia jo vetëm që po kontribuon në kapacitetin mbrojtës të Bosnjes, prej kohësh në tensione të natyrës etnike dhe gjeopolitike, por gjithashtu po dërgon një mesazh të rëndësishëm strategjik në nivel rajonal. Ky veprim ka potencialin të krijojë një ekuacion të ri në hijen e investimeve në mbrojtje dhe shqetësimeve të sigurisë në rritje të shpejtë në Ballkan, shkruan portali teknologjik më i lexuar në Turqi, donanimhaber.com.

Së bashku me dronët, do të ofrohen stacione kontrolli dhe trajnim gjithëpërfshirës i personelit. Ministria e Mbrojtjes e Bosnjes e përshkroi ndihmën si një mesazh “mbështetjeje për institucionet shtetërore” dhe “partneritet të hapur me Turqinë”.

Ky hap i Turqisë lidhet drejtpërdrejt me procesin e modernizimit të mbrojtjes që po merr vrull në rajonin e Ballkanit. Nga ana tjetër, edhe Kosova synon të rrisë kapacitetin e saj ushtarak përmes armatimeve Made in Tyrkie. /tesheshi.com/

You may also like

Leave a Comment

Ekuilibër Media është themeluar me 29 Korrik të vitit 2009.

Është portali më unik shqiptar nga portalet informative. Origjinal, autokton dhe për interesa të masës e jo elitës.

2025 All Right Reserved. Designed and Developed by A23!