E enjte, 5 Qershor, 2025

Mbi 70,000 fëmijë në Gaza përballen me uri ekstreme – ndihmat humanitare mbërrijnë me pikatore

70,000 fëmijë në Gaza përballen me uri ekstreme – bota vështron në heshtje

by Ekuiliber
0 comments

Sipas të dhënave të fundit nga organizatat ndërkombëtare të ndihmës, mbi 70,000 fëmijë në Rripin e Gazës po përballen me kequshqyerje akute si pasojë e bllokadës dhe bombardimeve të vazhdueshme izraelite. Kjo krizë humanitare, e cila po thellohet për çdo ditë, po lë pasoja të rënda te brezi më i pambrojtur i popullsisë palestineze.

Organizatat e ndihmës po paralajmërojnë se shumë prej këtyre fëmijëve ndodhen në një gjendje kritike shëndetësore, ndërsa ndihmat ushqimore dhe mjekësore mbërrijnë me pikatore, të pamjaftueshme për të përballuar nevojat urgjente të popullatës civile.

Sipas Middle East Eye, mungesa e qasjes në ushqim, ujë të pijshëm dhe shërbime shëndetësore po çon drejt katastrofës humanitare, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar nuk po tregon gatishmëri të mjaftueshme për të ndërhyrë në mënyrë efektive.

Ndërprerja e ndihmës dhe shënjestrimi i infrastrukturës civile si spitalet, depot ushqimore dhe rrjetet e ujësjellësit, po konsiderohen nga shumë organizata të të drejtave të njeriut si formë e ndëshkimit kolektiv, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

You may also like

Leave a Comment

Ekuilibër Media është themeluar me 29 Korrik të vitit 2009.

Është portali më unik shqiptar nga portalet informative. Origjinal, autokton dhe për interesa të masës e jo elitës.

2025 All Right Reserved. Designed and Developed by A23!