E enjte, 5 Qershor, 2025

Izraeli dhe ISIS godasin Sirinë në të njëjtën ditë – sulme ajrore dhe shpërthime me viktima

Izraeli sulmon nga ajri As-Suwaida-n, ndërsa ISIS dyshohet për shpërthimin me viktima në al-Bukamal. Siria përballet me dy sulme të njëpasnjëshme që rrisin tensionet rajonale.

by Ekuiliber
0 comments

Situata në Siri është përshkallëzuar sërish, pasi dy sulme të ndara brenda pak orësh kanë goditur rajone të ndryshme të vendit, duke shkaktuar viktima dhe përshkallëzim të tensioneve në terren.

Në jug të Sirisë, forcat ajrore izraelite kanë ndërmarrë një sulm ajror ndaj rajonit të As-Suwaida, duke shënjestruar objektiva të papërcaktuara deri më tani. Ky sulm vjen në një moment të ndjeshëm rajonal dhe përbën një tjetër episod të ndërhyrjeve të rregullta ushtarake izraelite në territorin sirian.

Ndërkohë, në lindje të Sirisë, në zonën rurale të al-Bukamal, një shpërthim i fuqishëm ka goditur selinë e forcave të sigurisë të udhëhequra nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS). Nga shpërthimi janë vrarë tre persona dhe janë plagosur katër të tjerë.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara deri tani, pas këtij sulmi qëndron organizatata terroriste Shteti Islamik (ISIS), duke rikthyer frikën për aktivizimin e qelizave të saj në lindje të Sirisë.

Dy sulme të njëpasnjëshme – një nga ajri dhe një tjetër tokësor – e kanë bërë ditën e sotme një nga më të tensionuarat në zonën e konfliktit sirian në javët e fundit.

You may also like

Leave a Comment

Ekuilibër Media është themeluar me 29 Korrik të vitit 2009.

Është portali më unik shqiptar nga portalet informative. Origjinal, autokton dhe për interesa të masës e jo elitës.

2025 All Right Reserved. Designed and Developed by A23!