E diel, 10 Gusht, 2025

Ta heshtësh gjenocidin në Gaza do të thotë se njeriu në ty ka vdekur!

by Ekuiliber
0 comments

Nga Kim Mehmeti

Politikanët e burrështetasit shqiptarë të kudo ndodhur dhe qofshin në pushtet apo në opozitë heshtin dhe shtiren se as kanë dëgjuar, as dinë gjë për gjenocidin në Gaza?! Ata heshtin sepse janë ‘properëndimorë’ dhe mbështetës të së drejtës së Izraelit për t’u ‘vetëmbrojtur’.

Gjenocidin në Gaza e heshtën dhe janë duke e heshtur edhe pjesa dërmuese e ‘intelektualëve’ shqiptarë, sepse ashtu ata e mbrojnë ‘interesin kombëtarë’ dhe e falënderojnë lobin hebre që e përkrahu shqiptarinë?!

Dhe kështu bota arabe dhe ajo shqiptare janë thuajse të vetmet që heshtin dhe që nuk dinë gjë për fëmijët palestinezë të cilët nëse u shpëtojnë bombave izraelite, vdesin nga uria.

Ku ta dush, mbase bota shqiptare dhe ajo arabe janë të heshtura përballë gjenocidit në Gaza ngaqë që të dyja nuk kanë portret të qartë njerëzorë, përpos atij ku shihet si i jargaviten më të fortit e më të pasurit.

Ndërkohë mbetet e vërteta se sot është jonjerëzore e shtazarake të jesh pro Izraelit dhe të heshtësh të vërtetën se izraelitët janë duke shfarosur tërë popullin palestinezë njësoj egërsisht sa nazistët që shfarosnin popujt jo arian.

Siç mbetet edhe e vërteta se heshtja përballë gjenocidit në Gaza tregon se në këtë planetë nuk është rritur numri i njerëzve, por i të maskuarve si njerëz të cilët kanë vrarë çdo gjë njerëzore në vetvete

You may also like

Leave a Comment

Ekuilibër Media është themeluar me 29 Korrik të vitit 2009.

Është portali më unik shqiptar nga portalet informative. Origjinal, autokton dhe për interesa të masës e jo elitës.

2025 All Right Reserved. Designed and Developed by A23!