Zyrtarët shëndetësorë në Gaza raportojnë se të paktën 300 gra shtatzëna kanë pësuar aborte spontane si pasojë e urias ekstreme dhe mungesës së ushqimit në territorin e rrethuar.
Sipas Zyrës së Medias së Qeverisë në Gaza, rritja e komplikimeve në shtatzëni i atribuohet drejtpërdrejt mungesës së ushqimit dhe kushteve të pamundura për trajtim mjekësor.
Përveç kësaj, autoritetet shëndetësore konfirmuan se 58 palestinezë kanë vdekur nga kequshqyerja, ndërsa 242 të tjerë kanë humbur jetën për shkak të mungesës së ushqimit dhe ilaçeve esenciale.
Pavarësisht presionit ndërkombëtar, Izraeli ka lejuar shumë pak ndihma të hyjnë në Gaza gjatë kësaj jave, duke ofruar fare pak lehtësim pas më shumë se 11 javësh bllokadë të vazhdueshme.