E enjte, 24 Prill, 2025

Çartjet e Ramës edhe ndaj Zotit qyshse u bë njësh me Izraelin(ku është Linda në këtë rast?!)

by Ekuiliber
0 comments

Te Rama, më e rëndë se një keqpëredorim i termit “autik”, për të cilin kërkoi ndjesë, ishte dje një rivalitet me vetë Zotin në një lloj gjoksrrahje të tepruar e gati të shpifur mbi turizmin në Shqipëri nën qeverisjen e tij. Nuk dihet nëse ka reflektuar në vetëvete mbi atë lloj çartje, nga më të rëndat prej tij në këtë fushatë, të cilat përkojnë me bërjen njësh të tij me Izraelin.

Që kur morri anën e më të pabesëve në histori, në radhë të parë me Zotin, njëherësh më mosmirënjohësve, gjithashtu me Zotin pos ndaj njerëzve, e kësisoj më zullumqarëve që njeh kjo tokë dhe historia e saj, çartjet e Ramës kanë qenë në seri e kanë prekur dhe absurdin. E djeshmja, ku ai thoshte se “ku ishe Zoti më herët?”, në kontekst të marrjes së meritave për Shqipërinë turistike, ishte tmerr e jo thjesht një gomarrllëk. Lehtë e tejet logjikshëm mund të kish thënë se bukuritë që Zoti i ka dhënë Shqipërisë aty ishin, por që duheshin shpërfaqur e promovuar. Në vend të kësaj, zgjodhi të vetëshpaloset çifut në marrëzi, duke ia atribuuar vetes atë që është e Zotit.

Ky njeri, nën çartjet e një fushate ku me të do përtallej dhe vetë Rama i 30 viteve më parë, duhet ta kuptojë se dhe vetë ai, trupi, shpirti, mendja, gjuha e gjithçka është, është pronë e Zotit që i është dhënë në përdorim, ku e tij mund të thuhet se është vetëm liria për të zgjedhur se ç’rrugë do ndjekë, atë me Zot apo pa Zot, për ta marrë më pas, në fund të rrugëtimit jetësor, pagesën për njërën ose tjetrën, ekstremisht të kundërta.

Ku Linda?!

Dhe kur dëgjon çartjet e tij, si në rastin e Berishës, vjen në pyetja familja, ndikimi i saj, më saktë i njeriut më të afërt në krah, bashkëshorte(ve)s. Ku është roli i Lindës në këtë rast, asaj gruaje që e përmbush të qënit e fisme, në gjuhë e pamje? Si të dallohet apo lexohet fakti se Linda është një këshilltare apo ndikuese e vyer te ai, siç vetë Rama e ka përshkruar si të tillë?

Sot Rama, pas 12 vitesh qeverisjeje, duhej të kishte një përulje, një gjuhë më të qëruar, pse jo një lloj modestie ku mes tyre të lexohej ndjesa për Rilindjen e parealizuar dot, krejt të kundërt me të pretenduarën apo synuarën para 12 vitesh, një Rilindje që sot kullon masivisht zhgënjim e humbje shprese, ku bindja se “ky vend nuk bëhet” ka shkuar në kulme të panjohura më parë.

Si Enveri

Të gjitha ato çfarë Rama rendit si arritje të qeverisjes së tij u ngjajnë aty të Enverit dikur, të cilat sot enveristët i përdorin si avokati ndaj atij xhelati komunist të një mijë e një vuajtjeve e padrejtësive. Sepse më e rëndësishmja e më thelbësorja, prodhoi aq padrejtësi sa nuk kishte linjë prodhimi industrial që t’i zbuste dhimbjet e pasojat e regjimit ç’njerëzor që ndërtoi. Kështu dhe Rama, edhe Berisha gjithashtu, më shumë se kanë ndërtuar, padrejtësitë që kanë instaluar janë prevaluese shumëfish e së keqes mbi të mirat që mund të kenë bërë.

Më kryesorja, kanë qenë të padrejtë më Zotin, duke keqpërdorur aftësitë dhe pushtetin që Ai u ka dhënë për t’u shërbyer njerëzve, duke u sjellë atyre më shumë mynxyra se sa mirësi. /tesheshi.com/

You may also like

Leave a Comment

Ekuilibër Media është themeluar me 29 Korrik të vitit 2009.

Është portali më unik shqiptar nga portalet informative. Origjinal, autokton dhe për interesa të masës e jo elitës.

2025 All Right Reserved. Designed and Developed by A23!