Sipas të dhënave të Eurostat, afërsisht 93,3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian, 21 për qind e popullsisë së përgjithshme, ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social në vitin 2024.
Shifra përfshin familjet që plotësojnë të paktën një nga tre kushtet: varfëri në të ardhura, privim të rëndë material dhe social, ose intensitet shumë të ulët pune.
Edhe pse numri i përgjithshëm u ul pak, me 0.3 për qind krahasuar me vitin e kaluar, shifrat nxjerrin në pah cenueshmërinë e vazhdueshme në të gjithë bllokun.
Normat më të larta u regjistruan në Bullgari (30.3 për qind), Rumani (27.9 për qind), Greqi (26.9 për qind), Spanjë dhe Lituani (të dyja nga 25.8 për qind).
Në të kundërt, përqindjet më të ulëta u regjistruan në Republikën Çeke (11.3 për qind) Slloveni (14.4 për qind), Holandë (15.4 për qind) Poloni (16 për qind) dhe Irlandë (16.7për qind).