Situata në Siri është përshkallëzuar sërish, pasi dy sulme të ndara brenda pak orësh kanë goditur rajone të ndryshme të vendit, duke shkaktuar viktima dhe përshkallëzim të tensioneve në terren.
Në jug të Sirisë, forcat ajrore izraelite kanë ndërmarrë një sulm ajror ndaj rajonit të As-Suwaida, duke shënjestruar objektiva të papërcaktuara deri më tani. Ky sulm vjen në një moment të ndjeshëm rajonal dhe përbën një tjetër episod të ndërhyrjeve të rregullta ushtarake izraelite në territorin sirian.
Ndërkohë, në lindje të Sirisë, në zonën rurale të al-Bukamal, një shpërthim i fuqishëm ka goditur selinë e forcave të sigurisë të udhëhequra nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS). Nga shpërthimi janë vrarë tre persona dhe janë plagosur katër të tjerë.
Sipas raportimeve të pakonfirmuara deri tani, pas këtij sulmi qëndron organizatata terroriste Shteti Islamik (ISIS), duke rikthyer frikën për aktivizimin e qelizave të saj në lindje të Sirisë.
Dy sulme të njëpasnjëshme – një nga ajri dhe një tjetër tokësor – e kanë bërë ditën e sotme një nga më të tensionuarat në zonën e konfliktit sirian në javët e fundit.