
Shkenca dhe veprat e kësaj bote – si bujqësia, ekonomia, politika, lufta, prodhimi – i përkasin arsyes dhe eksperiencës, jo adhurimit ose shpalljes.

Feja është udhërrëfyes moral dhe vlerorë, por nuk zëvendëson ligjësitë natyrore e shoqërore që rregullojnë jetën.
Kur muslimanët dështojnë në fusha si ekonomia, politika apo ushtria, shkaku nuk është dobësia e fesë, por mangësia në dijen, kuptimin dhe përdorimin e mjeteve të duhur.
Ligjet natyrore dhe sociale janë të qëndrueshme dhe kush i ndjek, përfiton, sado i devijuar të jetë. Ndaj duhet kuptuar se suksesi në dynja kërkon punë të saktë, jo vetëm besim të mirë.

Sepse sahabët, kur dëgjuan Profetin ﷺ të thoshte:
“Nuk besoj se ka dobi në pllenimin e palmave”, ndaluan këtë praktikë, menduan se ishte urdhër fetar.
Më pas pemët nuk prodhuan fruta si zakonisht. Kur Profeti ﷺ e mësoi këtë, tha:
“Ju jeni më të ditur për punët e kësaj bote.”

Mësimi:
Profeti ﷺ bëri një dallim të qartë mes shpalljes dhe mendimit personal dhe na mësoi se në çështje teknike, shkencore dhe jetësore, njerëzit duhet të përdorin dijen dhe përvojën e tyre, jo të presin udhëzim fetar për çdo veprim.
Autor: Halil Avdulli