E enjte, 5 Qershor, 2025

Kaçaniku – Simbol i Unitetit dhe Mbrojtjes së Shqipërisë Etnike dhe të Shqiptarëve në Botë

by Ekuiliber
0 comments

Në emër të nderimit për historinë, për gjakun e derdhur dhe për krenarinë kombëtare, vlerësojmë Kaçanikun si një nga shtyllat e pashkëputshme të Shqipërisë Etnike – një truall ku patriotizmi nuk është thjesht fjalë, por mënyra e jetës.

Kaçaniku është dhe mbetet kala e vlerave të larta njerëzore, vend i besës shqiptare, tokë ku trimëria u shkrua me gjak e u trashëgua me nder brez pas brezi.

Nga Traktati i Kaçanikut te luftërat për çlirim kombëtar, e deri tek qëndresat moderne për liri e drejtësi, ky vend do të mbetet tribunë e përjetshme e shqiptaris.

Kaçaniku është një pjesë e pandashme e asaj që ne e njohim si Shqipërinë Etnike, një popull i vetëm, i bashkuar nga e drejta dhe lufta për liri.

Populli i Kaçanikut – i mençur, i guximshëm dhe i palëkundur – ka dëshmuar se vlera të tilla si liria, dinjiteti dhe bashkimi nuk negociohen, por mbrohen me shpirt, me armë dhe me vizion.

Ata kanë treguar se kombi shqiptar është një dhe i pandashëm, dhe askush, as brenda dhe as jashtë, nuk mund ta minojë këtë unitet që është themeli i forcës dhe lirisë së kombit tonë.

Sot, në nder të këtij qyteti fisnik dhe të gjithë atyre që e mbajnë në zemër, e kujtojmë Kaçanikun si udhërrëfyes të brezave, si pishtar të pandalshëm të atdhedashurisë dhe si simbol të unitetit kombëtar.

E po ashtu, i bëjmë thirrje çdo shqiptari, kudo që ndodhet, që nga trojet shqiptare deri tek çdo cep i botës, të ruajë dhe të forcojë këtë bashkim , duke mos rënë pre e shërbimeve antishqiptare që punojnë për të ndarë dhe coptuar trojet shqiptare.

Kombi shqiptar është një dhe ai do të mbijetojë dhe do të bëhet më i fortë vetëm nëse qëndron i bashkuar dhe i palëkundur në ruajtjen e integritetit të tij.

Lavdi përjetë Kaçanikut dhe të gjithë bijve dhe bijave të tij që i dhanë emër Shqipërisë me gjak, nder dhe lavdi!

Hyzri Salihu

Siguria Kombëtare

26 Prill 2025

You may also like

Leave a Comment

Ekuilibër Media është themeluar me 29 Korrik të vitit 2009.

Është portali më unik shqiptar nga portalet informative. Origjinal, autokton dhe për interesa të masës e jo elitës.

2025 All Right Reserved. Designed and Developed by A23!