E premte, 6 Qershor, 2025

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari viziton qendrën e prodhimit të dronëve të kompanisë turke “Baykar”

by Ekuiliber
0 comments

Shefi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka vizituar qendrën e prodhimit të dronëve të kompanisë turke të industrisë së mbrojtjes “Baykar”, raporton Anadolu.

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, vizituan Qendrën Kombëtare të Teknologjisë “Özdemir Bayraktar”, njoftoi Baykar.

“Ishim të nderuar t’i mirëpresim”, ka shkruar kompania në një postim në rrjetet sociale.

Komandanti i FSK-së është mirëpritur nga udhëheqësi i kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar.

You may also like

Leave a Comment

Ekuilibër Media është themeluar me 29 Korrik të vitit 2009.

Është portali më unik shqiptar nga portalet informative. Origjinal, autokton dhe për interesa të masës e jo elitës.

2025 All Right Reserved. Designed and Developed by A23!