Kuvajti shënon numrin më të lartë të konvertimeve në Islam në shtatë vitet e fundit gjatë Ramazanit
Në një deklaratë për shtyp, Al-Kandari theksoi se muaji i Ramazanit 2025 shënoi një arritje të jashtëzakonshme: numrin më të lartë të konvertimeve në Islam në shtatë vitet e fundit. Deri më 29 Ramazan, rreth 730 persona, burra dhe gra nga kombësi të ndryshme, kishin përqafuar Islamin.
Al-Kandari ia atribuoi këtë sukses mirësisë hyjnore dhe përpjekjeve të palodhshme të 78 predikuesve, burra dhe gra, të angazhuar në terren. Ai theksoi se kjo arritje është rezultat i drejtpërdrejtë i fushatës “Ndrysho Jetën e Tyre”, e cila u lançua nga komiteti gjatë muajit të shenjtë me qëllim prezantimin e Islamit tek jo-myslimanët.