Imam Gazaliu, një ndër dijetarët më të mëdhenj myslimanë, ka trajtuar çështjen e muzikës në mënyrë të hollësishme, sidomos në veprën e tij të famshme “Ihjau Ulumid-din” (Ringjallja e Shkencave të Fesë).
Sipas Imam Gazaliut, muzika nuk është e ndaluar në mënyrë absolute, por gjykimi për të varet nga qëllimi dhe përmbajtja. Nëse muzika nxit ndjenja të devotshmërisë, reflektim shpirtëror, dashuri ndaj Zotit, apo zgjimin e shpirtit për të bërë mirë, ajo mund të jetë e lejuar madje edhe e dobishme.
Nëse muzika nxit epshe, imoralitet, harresë ndaj Zotit, ose sjellje të pahijshme, atëherë ajo është e ndaluar (haram).
Pra, pas një studimi të thellë, Imam Gazaliu sjell këtë konkluzion për muzikën:
HARAM (e ndaluar) – për shumicën e të rinjve, të cilët janë të preokupuar me pasionet e kësaj bote. Dëgjimi i muzikës nga ata lëkund dhe nxit karateristikat e shëmtuara dhe të përbuzura.
MEKRUH (e përbuzur) – për ata që dëgjimi bëhet ves dhe argëtim i rëndomtë.
MUBAH (e lejuar) – për ata që kënaqen me zërin e bukur dhe në kuptimin e tekstit.
MUSTEHAB (e rekomanduar) – për ata që janë zhytur në dashuri ndaj Allahut dhe tek të cilët dëgjimi lëkund vetëm cilësi të lavdëruara.