E enjte, 24 Prill, 2025

Për tri vjet qeveria shpenzoi rreth 30 milionë euro për udhëtime jashtë vendit

by Ekuiliber
0 comments

Institucionet në vend kanë shpenzuar 29 milionë e 230 mijë euro gjatë tri viteve të fundit, vetëm për udhëtime zyrtare jashtë vendit, mëditje, akomodim dhe për shpenzime tjera për udhëtim zyrtar jashtë vendit

Këto të dhëna dalin nga raporti i buxhetit të vitit të kaluar të Ministrisë së Financave, ku vërehet një rritje e konsiderueshme e shpenzimeve të luksit në vitin 2024, në raport me vitet paraprake 2023 dhe 2022, raporton FrontOnline.

Sipas raportit, gjatë vitit 2022, për udhëtime zyrtare janë shpenzuar 2.5 milionë euro, për mëditje dhe udhëtime 2.6 milionë euro, ndërsa për akomodim 1.9 milionë euro, për shpenzime tjera për udhëtim zyrtar jashtë vendit 961 mijë euro apo në total 7 milionë e 961 mijë euro.

Në vitin 2023, kjo shumë është rritur ndjeshëm: 3 milionë euro për udhëtime, 3.2 milionë euro për mëditje dhe 2.1 milionë euro për akomodim jashtë vendit, për shpenzime tjera për udhëtim zyrtar jashtë vendit 1.2 milionë euro apo në total 9 milionë e 500 mijë euro.

Ndërkohë që viti 2024 shënon kulmin e këtyre shpenzimeve, me 4.2 milionë euro të shpenzuara për udhëtime, 3.9 milionë euro për mëditje dhe 2.7 milionë euro për akomodim, për shpenzime tjera për udhëtim zyrtar jashtë vendit 971 mijë euro apo në total 11 milionë e 770 mijë euro.

Shifrat ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi prioritetet e institucioneve publike, sidomos në një kohë kur qytetarët përballen me kriza sociale, mungesë të investimeve në sektorë kyç si shëndetësia dhe arsimi, si dhe me vështirësi ekonomike të përditshme./Frontonline/

You may also like

Leave a Comment

Ekuilibër Media është themeluar me 29 Korrik të vitit 2009.

Është portali më unik shqiptar nga portalet informative. Origjinal, autokton dhe për interesa të masës e jo elitës.

2025 All Right Reserved. Designed and Developed by A23!