Më 9 Dhul Hixhxhe 1446 (e enjte), ligjërata madhështore e Haxhit nga Qabeja do të transmetohet drejtpërdrejt dhe do të përkthehet njëkohësisht në 34 gjuhë të botës, përfshirë për herë të parë gjuhën shqipe.
Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen dhe afrimin e besimtarëve nga komunitetet shqipfolëse me një nga momentet më të shenjta të kalendarit islam – Hutbeja e Haxhit, e cila mbahet në malin Arafat dhe shënon kulmin e riteve të Haxhit.
Transmetimi do të mund të ndiqet drejtpërdrejt në www.haramainsharifain.com, me përkthim simultan në gjuhët: arabe, urdu, angleze, frënge, indoneziane, perse, hausa, kineze, ruse, bengaleze, turke, malajzeze, spanjolle, portugeze, italiane, gjermane, tagalog, amharike, boshnjake, hindi, holandeze, tajlandeze, malajalam, suahili, pashto, tamile, azerbajxhanase, suedeze, uzbeke, shqipe, fula, somali, rohingya dhe joruba.
Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të autoriteteve saudite për ta bërë mesazhin universal të Islamit të aksesueshëm për besimtarët nga e gjithë bota.