E hënë, 9 Qershor, 2025

Tiranë/ Tubim dhe marshim me 3 maj në mbështetje të Palestinës: “STOP GJENOCIDIT”

by Ekuiliber
0 comments

Në një thirrje të hapur për solidaritet dhe ndërgjegjësim qytetar, të shtunën më 3 maj 2025, në orën 17:00, organizatat dhe qendrat islame në Shqipëri ftojnë qytetarët të marrin pjesë në një tubim dhe marshim paqësor për të dënuar gjenocidin që po ndodh në Palestinë.

Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej” dhe do të pasohet nga një marshim përgjatë bulevardit “Zogu i Parë”, duke përcjellë një mesazh të qartë kundër dhunës dhe padrejtësive në Rripin e Gazës.

Ky aktivitet organizohet nga:

  1. “Mexhlis”
  2. “TUMED”
  3. “Thirrja në Mirësi”
  4. “Forumi Musliman i Shqipërisë”
  5. “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”
  6. “Ensar”
  7. “Palestina e Lirë”

Organizatorët theksojnë se tubimi është i ligjshëm dhe se janë ndjekur të gjitha procedurat pranë autoriteteve përkatëse. Ata bëjnë thirrje për një pjesëmarrje të gjerë dhe qytetare, duke i dhënë zë thirrjes ndërkombëtare për drejtësi dhe paqe në Palestinë./gazetaimpakt

You may also like

Leave a Comment

Ekuilibër Media është themeluar me 29 Korrik të vitit 2009.

Është portali më unik shqiptar nga portalet informative. Origjinal, autokton dhe për interesa të masës e jo elitës.

2025 All Right Reserved. Designed and Developed by A23!